Atleti shqiptar Eduard Dalla, rekord kombëtar në triatlonin ‘Ironman’ në Frankfurt

Federata Shqiptare e Triatlonit mori pjesë në Kampionatin Evropian të triatlonit ‘Ironman’, në Frankfurt të Gjermanisë.

Mbi 2200 sportistë nga e gjithë bota u bënë pjesë e kësaj ngjarje të madhe sportive.

Atleti shqiptar, Eduard Dalla, që është njëkohësisht dhe President i Federatës mori pjesë në këtë garë në distancat 3.8 km not, 180 km çiklizëm individual, dhe 42.2 km vrap, të gjitha njëra pas tjetrës.

Atleti Dalla e mbylli garimin e tij me kohën 10:34:17, duke vendosur edhe rekordin kombëtar të garës Triatlon ‘Ironman’.

Back to top button