Atletico Madrid merr kreun e La Ligës pas triumfit ndaj Valencia

Skuadra e Atletico Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në luftën për vendin e parë.
Futbollistët e Diego Simeone u kthyen me tri pikë të reja pasi mposhtën sonte si mysafirë skuadrën Valencia me rezultat 3:0.
Alvarez siguroi epërsinë e dyfishtë me golat e tij të shënuar në minutat 12 dhe 30, teksa epilogun e vendosi Correa katër minuta para përfundimit të takimit.
Ekipi madrilen në këtë mënyrë rrëmben vendin e parë në tabelë me 53 pikë, duke lënë mbrapa Barcelonën dhe rivalin e madh Real Madrid me nga 51 pikë, por me nga një ndeshje më pak.
Valencia renditet e 18-ta me 23 pikë dhe deri në fund të kampionatit e pret betejë e madhe për mbijetesë në ligën elitare spanjolle.