Aty ku vjen jeta e re

Shumë nëna u bënë të lumtura dhe morën mësimet e para nga ajo, por dhe shumë fëmijë, shpeshherë edhe duke qarë, dëgjuan fjalët e para të saj. Ajo thotë se nuk ka ndjenjë më të mirë për të se sa kur e di se po sjell në jetë një fëmijë, derisa ka edhe një mesazh për gratë shtatzëna.

Është kjo Qamile Zeqiraj, infermiere, e cila punon tash e 24 vjet në repartin paranatel.

“Punoj qe 24 vjet… Nuk është punë e vështirë, më pëlqen ta bëj këtë punë, dhe nuk e konsideroj si të vështirë… Me e sjell dikë në jetë është një ndjenjë e mirë, po vjen një jetë e re, po vjen një fëmijë, është diçka e mirë”, thotë ajo.

Zeqiraj iu rekomandon grave shtatzëna që ta marrin shtatzëninë me pozitivitet, sepse lindja është një ndjenjë që nuk e përjetojnë shpesh në jetën e tyre.

“Grave shtatzëna iu kisha dedikuar që shtatzëninë ta marrin më shumë me pozitivitet, sepse lindja është natyrale, është një proces fiziologjik, është një ndjenjë e mirë që ato nuk e përjetojnë shumë shpesh në jetën e tyre”, thekson Zeqiraj.

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë kryer mbi 7 mijë mijë lindje gjatë vitit që lamë pas, prej të cilave, 2 mijë e 860 ishin lindje cezariane.

Meshkuj lindën më shumë sesa femra në 2023, por kishte edhe 217 lindje me binjakë dhe nëntë trigemini.

Po ashtu, janë përfunduar 110 aborte artificiale, me vetë dëshirë.

Drejtori i Klinikës Gjinekologjike, Zef Ndrejaj thotë se gjatë vitit që lamë pas, kanë qenë 7 mijë e 391 lindje, ku prej tyre 3 mijë e 871 meshkuj dhe 3 mijë e 751 femra.

“Gjatë vitit 2023 në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, kanë qenë gjithsej 7.391 mijë lindje, prej këtyre lindjeve me prerje cezariane janë përfunduar 2860 lindje. Të gjinisë femër kanë qenë 3751 lindje, të gjinisë mashkull 3871, lindje me binjakë 217 lindje, ndërsa trigemini kanë qenë gjithsej 9 lindje ….01:35 Gjatë vitit 2022 kanë qenë 8700 lindje”, thotë Ndrejaj.

Sipas tij, gjatë vitit 2023, janë përfunduar gjithsej 110 aborte artificiale, duke mos i futur ato aborte të cilat kryhen pas javës së dhjetë për shkaqe mjekësore.

“Gjatë vitit 2023, abortet deri në javën e dhjetë të cilat lejohen me ligj, kanë qenë gjithsej 110 aborte artificiale, duke mos i futur në aborte të cilat kryhen pas javës të dhjetë edhe për shkaqe mjekësore,” vijon ai.

E sa i përket kushteve në Klinikën Gjinekologjike, ai tregon se pritet të fillojë renovimi i klinikës me ndryshime të mëdha.

“Kushtet janë mirë, jo keq, mirëpo jemi në vazhdimësi duke u përpjekur të përmirësohen edhe më shumë, presim që në mes të vitit të fillojë renovimi i tre reparteve në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, repartit të lehonave pas lindjes, me prerje cezariane, hyrjes të klinikës, në zyrën repartin e pranimit, ambulantet specialistike, i korridoreve, dyerve, dritareve”, shprehet ai.

Përndryshe, në këtë klinikë thanë se nuk ka mungesë të aparaturave, por se presin të vijnë të reja./kp

Back to top button