Auditi: Në “Paris 2024” u shpenzua 3 herë më shumë se ç’parashikohej

Kontrolli i lartë i shtetit në Francë ka zbuluar se vlera e organizimit të Lojërave Olimpike “Paris 2024” kanë kaluar deri në tre herë shumën e parashikuar.

kosto financiare thuhet se shkoi 3,02 miliardë euro për organizimin dhe 3,63 miliardë për infrastrukturën. Sipas autoritetit auditues, shpenzimet publike janë të konsiderueshme, ndonëse më të ulëta se ato të Londrës 2012.

Megjithatë në gjetje u vlerësua organizimi pa vonesa dhe pa incidente por dhe një infrastrukturë e plotë.

Organizatorët, tashmë të shpërbërë, kundërshtojnë shifrën financiare duke e cilësuar të fryrë dhe theksojnë se shuma reale nuk i kalon 2 miliardë euro.

Ish-presidenti  Tony Estanguet, ka vënë në dukje se shumë prej projekteve të përfshira në llogari – si linja metroje, shkolla apo çerdhe – nuk lidhen drejtpërdrejt me Lojërat.

Ai thekson se të ardhurat dhe ndikimi në ekonomike mund të jetë 3 deri në 5 herë më shumë shpenzimet, ndërsa Kontrolli i Lartë i Shtetit mbetet i kujdesshëm, duke paralajmëruar se efektet reale janë ende të paqarta.

Raporti vlerëson lart arritjet sociale dhe mjedisore: orët e punësimit të të rinjve dhe personave në nevojë arritën në 1,5 milionë, mbi 250% më shumë se objektivat fillestare.

Po ashtu, u shënuan përparime në fushën e aksesueshmërisë, ku personat me aftësi të kufizuara u përfshinë drejtpërdrejt në procesin e vendimmarrjes dhe projektet e infrastrukturës u përshtatën për nevojat e tyre.

Mbeten ende pikëpyetje çështje si pastrimi i lumit Sena, ndikimi urbanistik afatgjatë dhe mënyra se si do të vazhdohet me nxitjen e sportit masiv në Francë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundon se është ende herët për një bilanc përfundimtar, por përvoja e Parisit 2024 do të shërbejë si model për organizimin e Lojërave Olimpike Dimërore në Alpet Franceze 2030.

Back to top button