Aurela Gaçe publikon 9 këngët e albumit të ri

Artistja, Aurela Gaçe është mjaftë aktive përse i përket projekteve muzikore.
Së fundmi artistja ka publikuar 9 këngët e para të albumit të saj të ri.
Albumi do të mbajë titullin “Unike … me taban”, teksa artistja ka njoftuar se do të jetë ”double album”.
Artistja ka treguar se gjatë gjithë pandemisë nuk ka pushuar as edhe një ditë.
”Dy vjet të izolimit, unë kerkoja muzikë, duke shpenzuar orë e orë në studio të ndryshme bashkëpunëtorësh. Une e di me bindje që muzika më ka dhënë drejtimin e jetës, por, në kohen e pandemisë, u kthye në “shpetimatre”. Nuk doja kurrësesi t’i dorëzohesha ankthit, frikës. Kudo rrethoheshim nga fryma e frikës pêr jeten, për të ardhmen tonë e tê familjarëve tanë”, ka shkruar artistja në ”Instagram”.
Artistja ka shtuar se asaj nuk i bëjnë përshtypje paisjet monetare dhe se me muzikë merret vetëm se ashtu ia ndjen shpirti.
”Mbase tingëlloj jashtë realitetit,ku  paraja, genjeshtra, kompromiset, janë më të vlefshme. Unë kam vendosur t’a jetoj jetën në bazë të parimeve e besimeve të mija”, ka shkruar tutje ajo.
Për ti parë këngët e reja, klikoni këtu./21Media

Back to top button