Austin i ofron ndihmë homologut danez pas rrjedhjes së gazsjellësit Nord Stream

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin foli me homologun e tij danez të mërkurën dhe ofroi mbështetje pas rrjedhjes së gazsjellësit Nord Stream , tha një zyrtar i lartë i mbrojtjes.
“Nëse ka ndonjë mbështetje që ata kanë nevojë, ne jemi atje për ta”, u tha zyrtari gazetarëve të mërkurën.
“Ne jemi, si një numër vendesh të tjera atje, me aftësi që sigurisht mund të ndihmojnë. Por nuk na është kërkuar ta bëjmë këtë”, tha një zyrtar i lartë ushtarak, raporton CNN
Biseda e Austin me ministrin danez të Mbrojtjes, Morten Bodskov ndodhi ndërsa sekretari i mbrojtjes po udhëtonte për në Kaliforni dhe Hawaii.
Rrjedhje të pashpjegueshme janë gjetur në dy tubacione gazi nënujore ruse për në Evropë. Shefi i NATO-s dhe disa liderë evropianë kanë pretenduar “akte sabotimi”, pretendime që Kremlini i ka hedhur poshtë si “absurde”./21Media

Back to top button