Australia do të dërgojë automjete Bushmaster në Ukrainë

Kryeministri australian, Scott Morrison tha se vendi i tij do të dërgojë disa automjete të blinduara ”Bushmaster” në Ukrainë.

Në fjalimin e tij të enjten mbrëma, Presidenti Zelensky kishte thënë se Ukraina kishte nevojë për ndihmë ushtarake.

Numri i automjeteve që do të transferoheshin nuk dihej menjëherë, megjithëse ministri i Mbrojtjes, Peter Dutton tha se vetëm katër mund të transportoheshin në të njëjtën kohë me avionët ushtarakë australianë./21Media

Back to top button