Australia do të rihapë kufirin nga nëntori

Australia do të rihapë kufirin e saj ndërkombëtar nga muaji nëntori, duke u dhënë liri të shumëpritur qytetarëve të vaksinuar dhe të afërmve të tyre.
Që nga marsi i vitit 2020, Australia ka disa nga rregullat më të rrepta të kufirit në botë, madje u ndalon njerëzve të saj të largohen nga vendi, transmeton rtv21.tv.
“Tani është koha për t’u kthyer australianëve jetën e tyre”, tha kryeministri Scott Morrison.
Udhëtimet nuk do të jenë menjëherë të hapura për të huajt, por qeveria tha se po punonte “drejt mirëpritjes së turistëve përsëri”.
Aktualisht, njerëzit mund të largohen nga Australia vetëm për arsye të jashtëzakonshme, siç është puna thelbësore ose vizita e një të afërmi që po vdes./21Media

Back to top button