Australia ndalon misionet nga ajri në Siri
Australia sot paralajmëroi se do të ndalojë misionet nga ajri në Siri pas rrëzimit të aeroplanit sirian nga ana e ushtrisë amerikane
“Për shkak të parandalimit, operacioni i sulmeve të forcave mbrojtëse australiane në Siri përkohësisht janë ndërprerë”, thuhet në kumtesën e ushtrisë australiane.
Arsyeja për këtë vendim nuk është bërë e ditur, por ai është marrë në momentin e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit lidhur me konfliktin sirian.
Rusia dje njoftoi se ka suspenduar koordinimin me SHBA-të në Siri, pasi forcat amerikane rrëzuan një aeroplan të ushtrisë siriane dhe se për këtë më herët nuk kishin lajmëruar ushtrinë ruse.