Austri, burgim të përjetshëm për shqiptarin që vrau gruan për supë

Një 60 vjeçar shqiptar u dënua me burgim të përjetshëm të mërkurën në Gjykatën rajonale ne Innsbruck për vrasje të rëndë.
Burri u akuzua se ka marrë një thikë kuzhine në nëntor të vitit 2021 gjatë një debate me gruan e tij, 50 vjeç, dhe e ka ther me thikë atë plotë 16 herë.
I akuzuari pranoi veprën penale dhe përsëriti rrëfimin në Gjykatë, raportojnë mediat e huaja.
Mosmarrëveshja dyshohet se nisi kur bashkëshortja u përpoq ta detyronte të hante supë në mëngjes.
Përveç kësaj, ajo dyshohet se “foli keq për vajzën e tij nga martesa e kaluar”, shpjegoi 60 vjeçari para Gjykatës.
Ai ka thënë se “humbi kontrollen, mori një thikë kuzhine dhe e goditi atë”.
Pastaj ai shpjegoi se ka shkuar të fqinji i tij dhe i ka pohuar ngjarjen e rëndë.
Gjatë marrjes në pyetje në nëntor, ai ka deklaruar se është ndjerë i provokuar në debat dhe për këtë arsye ka marrë thikën./21Media

Back to top button