Austria do të heqë masat kufizuese më 5 mars

Austria do të heqë pothuajse të gjitha masat kufizuese kundër koronavirusit nga 5 marsi, me përjashtim të kërkesave për vendosjen e maskave në zona të caktuara, njoftoi sot Qeveria.
Orari i mbylljes së bareve dhe restoranteve më herët do të anulohet, klubet e natës do të lejohen të rihapen dhe kufizimet për evente të mëdha do të hiqen, tha kancelari Karl Nehammer.
“Ne nuk e kemi kapërcyer ende pandeminë”, paralajmëroi Nehammer, duke shtuar se situata ishte përmirësuar mjaftueshëm, veçanërisht në spitale për të garantuar lehtësimin dramatik të masave kufizuese kundër COVID-19 në jetën publike.
“Ndryshimi i një rregulli që do të hyjë në fuqi që të shtunën, dëshmia e vaksinimit ose shërimit nga COVID-19 për të hyrë në restorante, ambiente sportive dhe grumbullime të mëdha do të hiqen”, tha ministri i Shëndetësisë Wolfgang Muckstein.
Vaksinimet kundër koronavirusit u bënë të detyrueshme për popullatën e përgjithshme të rritur në Austri në fillim të këtij muaji. Aktualisht, shkalla e vaksinimit është 70 për qind.

Back to top button