Austriakes i vidhet vetura në Prishtinë

Një shtetase austriake ka raportuar se i është vjedhur vetura në Rrugën “Ymer Alushani” në Prishtinë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti është raportuar më 14 mars të këtij viti.

“Ankuesja femër shtetase austriake ka raportuar se, nga persona të panjohur i është vjedhur vetura e saj me targa të Austrisë. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin e policisë./21Media

Back to top button