Autobusi dhe dy vetura aksidentohen në rrugën Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, konfirmoi për rtv21.tv një aksident trafiku të shkaktuar në rrugën Prishtinë-Pejë, konkretisht në Bresje, ku janë përfshirë një autobus dhe dy vetura.
Hoxha tha se si pasojë e aksidentit, tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha ai.
Tutje, Hoxha rikujtoi; “Policia apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes”.