Autobusi me dhjetëra ukrainas përmbyset në Itali, një i vdekur dhe disa të plagosur

Sot në orët e para të mëngjesit një autobus me refugjatë ukrainas ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ku si pasojë një grua ka humbur jetën.
Aksidenti ka ndodhur në autostradën A14 në afërsi të Forli, ku raportohet edhe për disa të plagosur, shkruan ora news.
Viktima femër e re kishte mbetur në anën e poshtme të automjetit të rrëzuar.
Autobusi ishte nisur nga Ukraina me destinacion qytetin e Pescara në rajonin e Abruzzos./21Media

Back to top button