Autobusi në fla*ë – dëshmia e shqiptarit që e pa nga afër; “Një person e ka dje*ur veten me benzin…”

Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një zjarri që përfshiu një autobus në kantonin e Fribourg, në Switzerland.
Dëshmitari shqiptar Astrit Berisha, në një intervistë për RTV21, ka përshkruar momentet e para të ngjarjes, duke theksuar se situata ishte shumë e rëndë.
“Kur kam arritur në vendin e ngjarjes, gjysma e autobusit ishte tashmë e djegur. Policia kishte rrethuar zonën dhe nuk lejonte askënd të afrohej për shkak të dyshimeve fillestare për ndonjë mjet shpërthyes. Dëgjoheshin britma fëmijësh, grash dhe burrash, por nuk mund të kuptonim nëse vinin nga brenda apo nga jashtë autobusit,” u shpreh ai.
Sipas tij, disa persona që ndodheshin në vendngjarje kishin konfirmuar se dyshohet që një person i kishte vënë zjarrin vetes me benzinë, duke përjashtuar kështu mundësinë e një shpërthimi me bombë.
Berisha shtoi se për shkak të flakëve të mëdha dhe tymit të dendur, ishte pothuajse e pamundur që kalimtarët të ofronin ndihmë të menjëhershme për personat që ndodheshin brenda autobusit.