Autobusi rrëshqet prej rrugës në Ferizaj, ka të lënduar

Mbrëmjen e sotme një autobus ka rrëshqitur dhe ka dalur nga rruga në fshatin Mirash të Ferizajt
Rasti për portalin rtv21.tv është konfirmuar nga Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë në Ferizaj, i cili ka treguar se të lënduar në këë vetaksident kanë mbetur tre persona.
“Një autobus i udhëtarëve me targa vendore ka shkaktuar vetë aksident ( ka rrëshqit)me këtë rast jane lënduar 3 persona dhe janë dërguar në qendrën emeregjente në Ferizaj”, tha Veseli.
Sipas tij, rasti ka ndodhur rreth orës 18:50./21Media

Back to top button