Kaloni te përmbajtja kryesore

Automjeti godet për vde*je biçiklistin 78-vjeçar në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur në në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur një biçiklist me pjesën e përparme të automjetit.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se si pasojë e aksidentit, biçiklisti 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe i njëjti është dërguar në QKUK.

Bytyqi njoftoi se pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën.

“Si pasojë e aksidentit, biçiklisti, mashkull 78-vjeçar, ka pësuar lëndime të rënda trupore. Njësitet policore dhe ekipi i emergjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku viktimës i është ofruar ndihma e parë mjekësore dhe më pas është transportuar për trajtim në QKUK në Prishtinë. Pas disa orësh, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button