Autoritetet lokale raportojnë për 107 fëmijë të vrarë në Ukrainë

Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur që kur Rusia pushtoi Ukrainën, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.
Shumica e viktimave u raportuan në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr, transmeton rtv21.tv.
Mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet në të.
“Të paktën 11 spitale janë granatuar”, shton ai./21Media

Back to top button