Autoritetet serbe i konfiskojnë çiftit ari në vlerë të 19 mijë eurove
Doganierët serbë në vendkalimin kufitar “Preshevë”, respektivisht “Tabanoc” nga ana e Maqedonisë së Veriut, kanë penguar dy pasagjerë në kontrabandë të bizhuterive të arit, përcjell TV21. Sipas autori
Doganierët serbë në vendkalimin kufitar “Preshevë”, respektivisht “Tabanoc” nga ana e Maqedonisë së Veriut, kanë penguar dy pasagjerë në kontrabandë të bizhuterive të arit, përcjell TV21.
Sipas autoriteteve serbe, vlera e stolive të arit kap shumën e mbi 2.2 milionë dinarëve, (rreth 19.000 euro).
Stolitë janë gjetur të fshehura brenda pelenave.
“Pothuajse gjysmë kilogramë gjerdan dhe byzylykë floriri me dukat “Franz Joseph”, si dhe zinxhirë dhe unaza, janë gjetur në një makinë me targa zvicerane, në të cilën një çift i ri po udhëtonte nga drejtimi i Maqedonisë së Veriut për në Zvicër. Pasagjerët thanë se nuk kishin asgjë për të raportuar dhe bizhuteritë u gjetën në një paketë të pahapur me pelena Pampers në një qese nën sediljen e pasagjerit”, kanë thënë autoritetet serbe.
Meqenëse, vlera e bizhuterive të zbuluara kalon një të tretën e vlerës së veturës, me vendim të gjykatës, përveç arit, është konfiskuar përgjithmonë edhe vetura me vlerë mbi një milion dinarë, shkruan TV21./21Media



Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






