Autoritetet ukrainase raportojnë për 8 viktima në Kharkiv
Të paktën tetë persona kanë vdekur brenda 24 orëve si rezultat i bombardimeve ruse të zonave të banuara në qytetin verilindor të Kharkivit.
Kështu ka bërë të ditur sot Shërbimi i Urgjencës i Ukrainës.
Shërbimi i Urgjencës tha se një bombë që ndodhi rreth orës 19:15 me kohën lokale të dielën (12:15 pasdite ET) shkatërruan plotësisht ose pjesërisht ndërtesa banimi shumëkatëshe, ndërtesa administrative, institucione mjekësore, institucione arsimore dhe konvikte.
Tutje Shërbimi i Emergjencave bëri të ditur se ka pasur zjarre në shkallë të gjerë në 21 ndërtesa në pjesën qendrore të qytetit.
Rreth 200 njerëz u shpëtuan dhe u evakuuan nga ekipet e shpëtimit gjatë zjarreve. Autoritetet janë ende duke mbledhur informacione për viktima të tjera të mundshme./21Media