AUV deklarohet rreth dyshimeve për gripin e shpezëve

 

Një ditë pasi njoftoi se ka dyshime të bazuara për paraqitjen e gripit të shpezëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë dha disa detaje për mostrat e marra në katër fermat familjare e të cilat ia ka dërguar në laboratorë jashtë vendit për verifikim duke shtuar se tashmë është ngritur shtabi i krizës por duke këmbëngulur se nuk ka nevojë për panik.

që po dyshohen se shpezët e tyre janë të prekura nga gripi i shpezëve (Avian Influenza) i ka dërguar për verifikim në disa laboratorë referent jashtë vendit. Kështu ka bërë te ditur në një konferencë për media, zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi i cili tha se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për parandalimin e këtij virusi.

Thaçi tha se vetëm pas rezultateve të këtyre mostrave mund të dihet tipi apo lloji i këtij virusi.

Ai tha se derisa nuk ka rezultate por vetëm dyshime dhe nuk mund të jap informacione se në cilat regjione të Kosovës ka dyshime për përhapje të gripit të shpezëve.

“Në hulumtimet diagnostike kemi marrë një numër te caktuar të mostrave për rastet e dyshimta që gjenden në vendin tonë, disa janë testuar në laboratorin tonë dhe mostra të caktuara kanë shkuar në laboratorë referente jashtë vendit dhe ne posa t’i kemi rezultatet nga laboratorët referente konfirmative do i bëjmë publike dhe varësisht nga rezultati qe del do të vërtetohet lloji dhe tipi i virusit qe ka ardhur në vendin tonë. Dhe varësisht nga lloji dhe tipi do të detektohet, ne sigurisht masat do i ndryshojmë dhe do jenë adekuate për të parandaluar që virusi të përhapet tek fermerët. Tani për tani nuk ka nevojë për panik, autoritetet shtetërore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet. Aktualisht ne i kemi marrë mostra në katër ferma jo komerciale, ferma familjare në katër qytete të ndryshme dhe këto mostra janë ende në testim e sipër dhe pa marrë konfirmim për llojin dhe tipin e virusit ne nuk mund të japim informatën se cili është ai”, tha ai.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi tha se sot kanë nxjerrë vendimin për themelimin e Shtabit të Krizave dhe janë informuar për kujdes të gjithë akterët.

Thaçi tha tani për tani nga ky virus nuk janë të prekura fermat komerciale të cilat edhe posedojnë kushte teknike higjienike dhe profesionale për parandalim të përhapjes së virusit.

“Ne sot në mëngjes kemi nxjerr vendimin për themelimin e shtabit të krizës dhe po ashtu kemi njoftuar të gjithë veterinarët bashkë me praktikat veterinarë në terren për të bërë të gjitha veprimet hulumtuese dhe parandaluese të këtij gripi në vendin tonë. Po ashtu, ne në një ftesë urgjente kemi thirrur edhe stafin e Shoqatën e Shpeztarëve të Kosovës për të dhënë të gjitha sugjerime për të marrë të gjitha masat të biosigurisë që fermat komerciale që janë në Kosovë e që tani për tani janë të lira nga ky virus t’i ndërmarrin të gjitha veprimet për të parandaluar që virusi të kalojë nga fermat familjare”, tha ai.

Tutje, zëdhënësi i AUV-it tha se tashmë ekziston një udhëzim administrativ që përcakton masat që duhet të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së gripit të shpezëve.

Thaçi po ashtu tha se kanë kërkuar nga fermat që të ndalohet lëvizja e shpezëve në çfarëdo rrethane.

Gjatë ditës se djeshme përmes një komunikate për medie, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar për dyshimet për përhapje të gripit të shpezëve në Kosovë.

Back to top button