Avdullahaj i Nismës me fokus zhvillimin e turizmit për Pejën

Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryetar të Pejës, Vehbi Avdullahaj, në debatin zgjedhor në RTV21 shpalosi programin me të cilin po garon në zgjedhjet e 12 tetorit.
Ai tha se programi i tij ekonomik për Pejën i ka paraparë disa pika kryesore.

“Meqenëse Peja ka potencial për zhvillim ekonomik, marr parasysh pozitën gjeografike të zhvillimit të turizmit, të agrobiznesit, zanateve, forcimit të kapitalit njerëzor, atëherë si prioritet kryesor e kemi infrastrukturën”, tha ai./21Media

Back to top button