Avdullahu: Mungon transparenca në procesin e dialogut (Video)
Takimi Kurti-Vuçiq më 19 korrik në Bruksel
Para takimit të 19 korrikut midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, opozita nuk resht së kritikuari Qeverinë për mungesë transparence në procesin e dialogut. Zyrtari i PDK-së, Faton Avdullahu, vlerëson se Qeveria Kurti qëllimisht nuk po bashkëpunon me SHBA-të në këtë proces. Sipas tij, pa bashkëpunimin me SHBA-të Kosova nuk mund të fitojë në procesin e dialogut. Intervistën me Faton Avdullahun e ka realizuar kolegu Burim Zariqi./21Media