Avionët ukrainas kanë kryer një seri sulmesh mbi forcat ruse

Dje në pesë zona të ndryshme të rajonit Kherson, avionët ukrainas kanë kryer një seri sulmesh mbi bazat e armikut rus, vendet e grumbullimit të pajisjeve e personelit dhe depove.
Kështu ka bërë të ditur shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në një njoftim sot në mëngjes.
Sipas shtabit të Përgjithshëm, trupat ukrainase zmbrapsën shtatë sulme ruse në Donbas dhe shkatërruan një sërë automjetesh dhe pajisjesh ruse, duke përfshirë 10 tanke dhe depo municioni, ndërsa njësitë e mbrojtjes ajrore rrëzuan pesë mjete ajrore pa pilot Orlan-10.
“Armiku përpiqet pa sukses të vendosë kontrollin e plotë mbi qytetin e Severodonetsk dhe luftimet vazhdojnë”, thuhet në deklaratë.
Tutje në njoftimin e shtabit bëhet e ditur se ka pasur sulme të pasuksesshme ruse pranë Nyrkove, Mykolayivka, Nahirne dhe Berestove, por trupat ruse po përparojnë në drejtim të Vozdvyzhenka-Roty dhe kanë “sukses të pjesshëm”.
Në rajonin e Kharkiv, rusët po përpiqen të parandalojnë një avancim ukrainas drejt kufirit./21Media

Back to top button