Avokatët: Aktakuza e re ndaj Thaçit rëndon pozitën e tij në procesin gjyqësor për krime lufte

Përpjekje për të penguar detyrat zyrtare të gjyqtarëve, shkelje e fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës janë veprat të cilat i përfshinë aktakuza e re e ngritur ndaj sh-presidenti Thaçi dhe katër të tjerëve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Avokati i akredituar në Gjykatën Speciale, Artan Qerkini thotë se kjo aktakuzë për pengim të drejtësisë, e rëndon pozitën juridike të ish-presidentit Thaçi në procesin gjyqësor në të cilin ndodhët aktualisht, i akuzuar për krime lufte.
Por ai e cilëson aktakuzën si të zbrazët pasi që sipas tij, në të nuk janë paraqitur provat.
“Çdo aktakuzë e rëndon pozitën procedurale ndaj secilit person sa i përket vet aktakuzës gjëja e parë që më bie në sy është fakti se Thaçit i është dorëzuar urdhërarresti kjo më është dukur e pakuptimt sepse ai është vetëm në masën e paraburgimit një veprim procedural i çuditshëm ajo është bazuar në disa masa të fshehta hetimore për të cilat duhet autorizim i gjykatës…. Aktakuza është paraqitur si e thatë për faktin se provat janë përmendur por nuk janë prezantuar. Dhe përderisa nuk janë prezantuar, nuk shihen nga palët, nuk mund ta dimë rendësin apo vlerën provuese të tyre”, tha avokati Qerkini për RTV21
Se aktakuza për pengim të drejtësië do ta vështirësojë pozicionin e ish-presidentit Thaçi e thotë edhe avokatja tjetër e akredituar në Gjykatën Speciale, Fehmije Gashi
“Kjo aktakuzë e re se ka pashën e rëndë siç e ka aktukaza për krime lufte por megjithatë edhe kjo e ka një natyrë jo te mirë aq më tepër që tashmë këtë pjesë është edhe ish zv.kryeministrit-Hajredin Kuçi… e rëndon pozicionin e Thaçit sepse nëse do të vërtetohet apo jo se di… kjo është tejet shqetësuese, në rast se vërtetohet i vështirësohet pozita juridike në procesin gjyqësor për të cilin është aktualisht…”,tha Fehmije Gashi, avokate e akredituar në Gjykatën Speciale./RTV21/21Media