Avokati Bislimi pritet t’i bashkohet mbrojtjes së Thaçit në Hagë

Avokati me qëndrim në Zvicër Sali Bislimi pritet t’i bashkohet ekipit mbrojtës të ish Presidentit, Hashim Thaçi në Hagë. Ai klëtë e bëri të ditur përmes një njoftimi në Facebokk, ku tregoi po ashtu se sot vizitoi Thaçin.
“Presidenti Hashim Thaçi pranon ne parim propozimin tim nëpërmjet zyrës time ligjore First-Consulting.ch qe te organizoj ekipin e Avokateve Zvicran për ta ndihmuar si vlere e shtuar bashke me avokatet tjerë që ka ! Roli tij historik për Kosovën e ka ba te forte , ka marshuar dhe vrapuar mbi token e minuar nga serbet për t’i sjelle lirinë Kosovës dhe zoti e ka ruajt mos te kishte fatin tragjik. Ky themelues i shtetit te Kosovës ,meriton mbështetje, dhe do e gjejmë pa dyshim tek diaspora Shqiptare ne Zvicër dhe ajo ne Gjermani.”, shkroi ndër tjerash Bislimi.
Bislimi po ashtu njoftoi se nëpërmjet zyrës së tij ligjore në Zvicër do të organizojë ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar avokatët mbrojtës të Thaçit.
“Sapo dola nga vizita që i bëra presidentit Hashim Thaçi në Hagë. Presidenti Hashim Thaçi pranon në parim propozimin tim që nëpërmjet zyrës sime ligjore First-Consulting.ch të organizoj ekipin e avokatëve zviceranë për të ndihmuar si vlerë të shtuar bashkë me avokatët tjerë që ka. Ky themelues i shtetit të Kosovës meriton mbështetje dhe do e gjejmë pa dyshim te diaspora shqiptare në Zvicër dhe ajo në Gjermani”, shkroi Bislimi.
Ai po ashtu tha se Thaçi dukej më i fortë se asnjëherë. Bislmi përmendi se Gjykata e Hagës nuk lejon që të akuzuarit të ushtrojnë lirshëm besimin fetar.
”U befasova kur mësova qe Gjykata e Hagës nuk zbaton te drejtën themelore për të ushtruar lirinë fetare, e aprovuar nga Gjykata Evropiane e të Drejtave dhe lirive te njeriut dhe e garantuar në të gjitha kushtetutat e vendeve evropiane. Nëpërmjet një pastori do rrëfente me lirshëm gjendjen shpirtërore dhe jashtë mureve te burgut për padrejtësitë qe i bëhen !”, ka thënë ai./21Media

Back to top button