Avokati i Popullit e konsideron të papranueshme ankesën e AKK-së për projektligjin për inspektimin administrativ

Avokati i Popullit e ka konsideruar të papranueshme ankesën e Asociacioni i Komunave të Kosovës lidhur me projektligjin për inspektimin administrativ. Kështu ka informuar sot AKK, me ç’rast ka bërë të ditur se ankesa është paraqitur më 24 Janar 2022, lidhur me pohimet për shkelje të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut apo keqpërdorim nga autoritetet publike në Projektligjin për Inspektimin Administrativ.
“Institucioni i Avokatit të Popullit, në bazë të nenit 21.1. të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka shqyrtuar ankesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës lidhur me Projektligjin për Inspektimin Administrativ. Prandaj, në pajtim nenin 21.1.2. të Ligjit për Avokatin e Popullit, ka vendosur si të pranueshme ankesën, për hetimin e shkeljeve eventuale të pohuara.”, ka informuar Asociacioni i Komunave të Kosovës./21Media

Back to top button