Avokati njofton se i dyshuari në rastin e vrasjes së Ivanoviqit është liruar

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se klinenti i tij, Rade Basara, që dyshohet për nxitje të vrasjes së politikanit serb nga Kosova Oliver Ivanoviq, pas 3 vjetëve në paraburgim, është liruar.
Sipas Gashit, urdhëruesit dhe vrasësit janë në Serbi.
“Nuk ka pse me nejt në burg me shpenzu buxhetin e Kosovës nëse vrasësit dhe urdhërdhënësit janë në Serbi. Sot, në rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit pas qëndrimit në paraburgim për gati 3 vjet është liruar klienti im Rade Basara”, ka shkruar Tomë Gashi në “Facebook”.
Sipas tij, seancat gjyqësore vazhdojnë më 21 dhe 22 korrik.

Oliver Ivanoviq, që udhëhiqte nismën qytetare “Liria, demokracia, drejtësia” (SDP), u vra më 16 janar 2018 para objektit të partisë së tij në Mitrovicën e Veriut./21Media

Back to top button