Avokati serb paralajmëron se nesër do të vendos lule te varret e Jasharajve: Pastaj do të dorëzohem vet tek autoritet në Beograd

Avokati serb paralajmëron se nesër do të vendos lule te varret e Jasharajve: Pastaj do të dorëzohem vet tek autoritet në Beograd
Avokati serb Cedomir Stojkoviq ka paralajmëruar se nesër në ora 15:00 do të vendos lule në varrin e Blerina Jasharit në Prekazës, vajzës shtatëvjeçare të vrarë në Kosovë.
Kështu ka njoftuar përmes një postimi në platformën X, vet avokati.
Madje ai ka thënë se pas këtij veprimi do të iu dorëzohet vet autoriteteve serbe.
“…dhe pastaj do të vij në Beograd të dorëzohem tek autoritetet! Në këtë mënyrë i sfidoj autoritetet që të më arrestojnë më pas (dhe të më rrahin nëse duan) dhe të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri antihisist, antievropian, anti-civilizimi dhe vandal, sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptare dënohen me rrahje dhe me burg! Nëse më arrestojnë, të premtoj: Do ta bëj përsëri!”, ka shkruar Stojkoviq.
Ky vemrim i tij vjen vjen pasi Sanduloviq u rrah dhe u arrestua për këtë veprim.
Sipas tij vetëm Serbia guxoi të arrestonte dhe të rrihte një burrë se ai vendosi lule mbi varrin e një fëmije shqiptar
“Serbia të enjten do ta ketë edhe një “kriminel” si Nikolla Sandulovuqi, që vendos lule mbi varret e fëmijëve – mua – pra, t’ju shoh o mangupa, çfarë do të vendosni. Ju zgjodhët të heshtni për Nikolla Sanduloviçin “sepse nuk ju pëlqen. Më lejoni të shoh çfarë justifikimi do të keni për mua”, ka shkruar ai./21Media
📢U četvrtak, 18. januara, u 15.00 časova, položiću cveće na grob Blerime Jašari, sedmogodišnje ubijene devojčice na Kosovu, isto onako kako je to učinio Nikola Sandulović @Sandulovic_N koji je zbog toga prebijen i uhaopšen, a potom ću doći u Beograd da se predam vlastima!… https://t.co/MJJgEvbKjT pic.twitter.com/eFBoK4NIjq
— Advokat Čedomir Stojković ☘️🇷🇸🇺🇦🌏 (@FIGHT_4_RIGHT_S) January 16, 2024