Avokati thotë se ushtari rus nuk është fajtor për krime lufte

Një avokat i ushtarit të parë rus që po gjykohe në Kiev që nga fillimi i pushtimit, tha në gjykatë se klienti i tij nuk është fajtor për vrasje apo krime lufte.
Vadim Shishimarin ka pranuar vrasjen e një 62-vjeçari të paarmatosur në një fshat të Ukrainës.
Avokati Viktor Ovsyannikov argumentoi se Shishimarin kreu një urdhër nga dikush i një rangu më të lartë dhe nuk mund ta dinte nëse ai urdhër ishte penal apo jo, “ashtu si askush tjetër në atë situatë nuk do ta dinte”.
Ovsyannikov tha se ushtarët rusë gabimisht besonin se civili mund të informonte ushtrinë ukrainase për vendndodhjen e tyre. Ai shtoi se Shishimarin nuk kishte për qëllim të kryente një krim dhe mendonte se ekzistonte një kërcënim për jetën e tij, përcjell rtv21.tv
Në përgjigje, prokurori tha se Shishimarin mund të kishte shmangur vrasjen e një civili, se në vend që të gjuante tre ose katër plumba, ai mund të kishte marrë telefonin e burrit, ose të kishte gjuajtur vetëm një plumb për ta trembur.
Shishimarin kërkoi sërish falje në fjalën e tij përmbyllëse.
“Unë nuk e mohoj dhe jam gati të ndëshkohem dhe të përballem me pasojat”, tha ai.
Vendimi pritet të hënën./21Media

Back to top button