Azemi: Gjendje alarmante me mbeturinat në Ferizaj, përgjegjës Agim Alu

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Ademi e ka cilësuar si shqetësuese gjendjen me mbeturina në këtë qytet.

Ai për këtë i ka vënë fajin kryetarit të Ferizajt, Agim Aliut

“Shqetësuese dhe alarmante po vazhdon të jetë gjendja me mbeturinat në Ferizaj. Derisa qyteti po kundërmon nga bërlloku, kryetari Agim Aliu po tregon paaftësi për të menaxhuar me situatën dhe po përplaset me punëtorët e departamentit operativ në KRM “Pastërtia”, të cilët po protestojnë”, ka shkruar ai në Facebook.

Azemi kërkuar urgjentisht një zgjidhje për këtë çështje.

“Qeverisja në Ferizaj në vend që të shqetësohet se me vazhdimin e kësaj gjendjeje që po rrezikon shëndetin e qytetarit, ka hyrë në gara në lojën e hedhjes së fajit. Është tërësisht e pashpjegueshme se si ky pushtet lokal nuk ka arritur t’i japë epilog kësaj problematike tash e sa kohë. Kësisoj po e dëshmon edhe një dështim të radhës, çka është kryefjala edhe e këtij mandati të Agim Aliut. Si LDK, kërkojmë urgjentisht një zgjidhje. Qyteti nuk guxon të shndërrohet në një kontejner e as s’guxon të lejohet kanosja e shëndetit të qytetarit veç pse Agim Aliu është i papërgjegjshëm”, ka shtuar ai, derisa ka publikuar edhe disa fotografi nga të Ferizajt./21Media

Back to top button