Azemi: U pajtuam që paga minimale nga janari të jetë 500 euro

Ka përfunduar takimi i Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve Privat, Jusuf Azemi, ka folur pas takimit. Azemi ka thënë se kërkesa e tyre ishte që paga minimale në sektorin privat të jetë 600 euro, megjithatë tregoi se janë pajtuar që nga muaji janar i vitit të ardhshëm, kjo pagë të jetë 500 euro.

Në takim nuk mori pjesë Oda Ekonomike e Kosovës.

Back to top button