Babai dyshohet se dhunoi vazhdimisht dy vajzat e tij në Gjakovë

Dy vajza të mitura, njëra 14 e tjetra 15 vjeçe dyshohet se janë dhunuar vazhdimisht nga babai i tyre në Gjakovë. Rasti në Polici është raportuar sot nga nëna e vajzave e cila kishte deklaruar se bashkëshorit i saj kishte dhunuar njërën vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetrën në mënyrë të vazhdueshme.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj për rtv21.tv ka deklaruar se dy viktimat e mitura janë intervistuar në prezencën e Prokurorit të Shtetit, zyrtarit nga Qendra për Punë Sociale, prindit-nënës si dhe avokateve mbrojtes.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe mbahet në ndalim policor për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit. Hetimet ne vijimesi.
”Me datë 07.02.2022, në ora 11:20 në Sektorin Rajonal për Hetime ka ardhur ankuesja (nëna)së bashku me dy vajzat e saja te moshes se mitur (2006 dhe 2007) për të raportuar rast dhunimi. Bazuar në intervisten e saj bashkëshorti (i perkatesisë ashkali) i saj gjegjësisht babai i viktimave kishte dhunuar njeren vajzë dhe kishte sulmuar seksualisht tjetren në mënyrë të vazhdueshme (por qe datat e sakta nuk ju kujtohen)”, ka thënë Xhurkaj./21Media

Back to top button