Babai dyshohet se tentoi ta vrasë djalin, e goditi me mjet të fortë në kokë

Një burrë 65-vjeçar dyshohet se ka tentuar të vrasë të birin.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes rreth orës 07:00 në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë i dyshuari  65-vjeç është arrestuar.
“Sot rreth orës 07:00 kemi marrë informatën se në fshatin Bardhosh të Prishtinës, një person i dyshuar ka goditur në kokë viktimën (mashkull) me një mjet të fortë dhe të njëjtit i ka shkaktuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti, i cili është cilësuar vrasje e rëndë në tentativë”, ka thënë Ahmeti./21Media
 

Back to top button