Babai e bëri për spital vajzën e tij, dyshohet për përdhunim
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një person me inicialet R.K. nga fshati Kamëz, pasi që i njëjti e kishte rrahur bijën e tij, madje dyshohet se e ka dhunuar këtë të fundit.
Rastin në polici e kishte paraqitur nëna e viktimës, e cila e kishte denoncuar bashkëshortin e saj disa herë në polici për dhunë dhe agresivitet.
Gjendja e të miturës është ende e rëndë. Denoncimi nga nëna e të miturës është bërë për dhunë fizike, ndërsa të miturës po i bëhen kontrolle mjeko-ligjore pasi ka dyshime edhe për abuzim seksual, diçka e cila nuk është konfirmuar ende, shkruan ora news.
”Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. K, 27 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij së mitur, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore”, bëhet e ditur nga policia.
Lënda i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./21Media