Babai qëllon djalin me armë
Policia ka bërë të ditur se në Kurbin babai ka qëlluar me armë në drejtim të djalit të tij.
Babai pas një konflikti të çastit, ka qëlluar të birin, L. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, pa i shkaktuar lëndime.
Ndërkohë është sekuestruar dhe arma e zjarrit tip pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje në banesë, shkruan ora news.
“Falë veprimeve shpejta hetimore, pas disa orësh ndjekjeje u bë e mundur kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit P. G., banues në Ferr-Shkopet, Kurbin, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme./21Media