Babai raporton të zhdukur djalin e tij në Pejë

Një burrë ka njoftuar policinë se djali i tij i cili vuan nga një sëmundje mendore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Rasti ka ndodhur në Pejë.

Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Rr. Myrvete Maksutaj, Pejë 2.07.2025 – 08:00. Ankuesi mashkull kosovar, me 25.07.2025 ka raportuar se djali i tij i cili vuan nga sëmundje mendore, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Back to top button