Babai sulmohet me thikë nga i biri 17-vjeçar

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se mbrëmë në orën 20:40 në sektorin e Punëve të Brendshme është denoncuar se në Spitalin Klinik të Tetovës është dërguar A.B.(37) nga Tetova, me plagë të madhe nga mjeti i mprehtë.
Siç është njoftuar, gjatë realizimit të bisedës me policët, A.B. ka deklaruar se në ora 20:00, gjatë kacafytjes në shtëpinë e tij, është lënduar nga biri i tij 17 vjeç, i cili ka pasur probleme shëndetësore, transmeton TV21.
17 vjeçari është dërguar në Spitalin Psikiatrik në Shkup, kurse ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme, shkruan TV21./21Media

Back to top button