Babai ther dy vajzat në Prizren, njëra vdiq e tjetra lëndohet rëndë

(Lajm i përditësuar)


Flasin nga QKUK-ja për gjendjen e 10-vjeçares në Prizren

Mëngjesin e së martës një shtetas turk dyshohet se ka vrarë me thikë vajzën e tij 15-vjeçare dhe ka plagosur tjetrën, një 10-vjeçare e cila ndodhet në QKUK.

Drejtori i emergjencës, Naser Syla, për portalin rtv21.tv ka thënë se gjendja e 10-vjeçares tani është stabile.

Ai shtoi se pas 10 vjeçarja pas trajtimit në Qendrën Emergjente do të transferohët në Klinikën e ORL-së për vazhdim të trajtimit të mëtutjeshëm


Kryeprokurori për gjendjen e 10 vjeçares në Prizren: Është jashtë rrezikut për jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku dyshohet se babai e ka vrarë vajzën e tij 15-vjeçare, ndërkaq ka plagosur tjetrën vajzë, 10-vjeçare.

Gjendja e 10 vjeçares është jashtë rrezikut për jetë.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

“Nga informatat e siguruara deri më tani bëhet e ditur se viktima – vajza tjetër e lenduar është nën kujdes mjekësor dhe gjendet jashtë rrezikut për jetë”, tha Kryeziu. /21Media


Babai ther dy vajzat në Prizren, njëra vdiq e tjetra lëndohet rëndë

Një vrasje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. Dyshohet se babai ka privuar nga jeta vajzën e tij.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Bytyçi tha se dyshohet që burri ka therur me thikë gruan e tij, dhe dy vajzat dhe i dyshuari është arrestuar.

“Rreth orës 05:57 policia përmes telefonit ka marr informatën se në rrugën “Shote Galica ” në Prizren ndodhet një person i lënduar dhe se emergjenca mjekësore nuk po mund ti jep ndihmë ngase një i dyshuar ndodhet me thikë në dorë. Në atë drejtim janë nisur 4 patrulla policore. Në vend ngjarje është kuptuar se një i dyshuar M.G. viti i lindjes 1981, mashkull ka therë me thik dy vajzat e tij, njëra 15 vjeçare e cila ka mbetur e vdekur në vend ngjarjes dhe tjetra e lënduar rëndë, e cila për momentin në gjendje të rëndë ndodhet në QKUK në Prishtinë. I dyshuari ka lënduar veten gjithashtu dhe gjendet në Spiatalin Rajonal të Prizrenit. Lëndime ka pësuar edhe e shoqja e tij 35 vjeçare. Të gjith këta janë familjarë në mes vete dhe janë shtetas Turk me banim të përkohshëm në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe policia është duke u marr me rastin”, tha Bytyqi.

Po ashtu, ai tha se edhe vajza tjetër 10 vjeçare është në gjendje të rëndë shëndetësore, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. /21Media

Back to top button