Bach Mai me koleksion të ri para vjeshtor për 2023-tën

Për realizimin e koleksionit të ri të sezonit para vjeshtor 2023, disenjatori Bach Mai u inspirua nga stili i veshjeve të viteve të kaluara dhe të tashme.
Ai këtë koleksion e prezantoi për adhuruesit e disajneve të tija përmes kësaj videoje, ku shihen modelet me veshjet e stilit të ri.
Nga ky inspirim nxori ide të reja.
Për disajnim të fustaneve valvitëse, Bach në një intervistë ka thënë se secilin prej tyre e punoi me nga një copë materiali, se materialin e mbështolli disa herë për trupi, dhe kështu e arriti qëllimin e tij.
Ai po ashtu ka treguar se është inspiruar edhe nga krijimet e disenjatores tashmë të ndjerë franceze Madelen Vjone, si për fustanet në forma spiralesh.
Disenjatori Bach Mai me krijim të disajneve filloi kur ishte adoleshent.
Tani është 32 vjeçar, dhe me punën e tij ka bërë për vete adhurues të shumtë të modës.
Bach ka prejardhje nga Vietnami./21Media

Back to top button