“Bahari” larg aktrimit, kështu po e kalon kohën

Aktorja e njohur, Gaye Turgut vitin e kaluar është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Deniz Evin janë bekuar me një vajzë, për të cilën zgjodhën emrin Eftelya.
Gaye ndjenjën e të bërit nënë po e shijon në çdo moment dhe nuk po heziton të publikojë imazhe të ndryshme në rrjetet sociale.
Gaye Turgut dhe Deniz Evin për publikun shqiptar janë bërë të njohur nga rolet e tyre, të “Baharit” dhe “Ymytit” nga seriali “Më fal”, në të cilin ata ishin motër e vëlla, por në jetën reale ata janë ata janë të martuar. Aktorët, lidhjen e tyre e kanë kurorëzuar me martesë në vitin 2013./21Media

Back to top button