Bahtiri i VV-së: Jemi gjithmonë të gatshëm të japin kontribut për të zhbllokuar këtë situatë

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri ka folur për tentimin e 21-të për konstituimin e Kuvendit.
Ai vlerëson se VV është gjithmonë e gatshme për zhbllokimin e kësaj situate.
“Ne jemi gjithmonë të gatshëm të japin kontribut për të zhbllokuar këtë situatë që e kemi. Ne jemi qdo herë pro, nuk kemi zhbllokues, duhet me ditë kush është bllokues”, tha ai.
Deputeti i LVV-së tha se nuk është i njoftuar sa i përket deklaratave të Duda Baljes, e cila ka thënë se ka marrë ofertë nga Maqedonia e Veriut për profesoreshë në këmbim të votës për kryeparlamentar.
“Nuk jam i njoftuar për këtë, por ne po bëjmë përpjekje dhe po apelojmë të gjithë njerëzve të devotshëm, njerëz që ja dojnë të mirën këtij vendi e sidomos ata që e kanë marrë besimin e qytetarëve që të zhbllokojnë situatën, të ecim përpara sepse na pret shumë punë”, tha deputeti i LVV-së. /21Media