Bajqinovci: Nuk pres shumë nga takimi në Bruksel, BE-ja t’i bëjë presion Serbisë

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci tha për rtv21 se nuk pret shumë nga takimi i 26 qershorit midis kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Sipas tij, Serbia po ikë nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes bazë dhe siç tha, BE-ja nuk po ka gatishmëri që t’i bëjë presion Serbisë për zbatimin e saj.
“Nëse nuk i bëhet presion Serbisë që marrëveshjen ta nënshkruaj dhe ta zbatojë atëherë nuk besoj se do të ketë diçka konkrete. Siç po e shohim BE-ja nuk po ka ndonjë vullnet që t’i bëjë presion Serbisë deri më tash. Dhe nuk pres shumë nga ky takim sepse ne e dimë që pala serbe po i ikë nënshkrimit dhe zbatimit të marrëveshjes së Brukselit”, tha Bajqinovci./RTV21/21Media