Bajqinovci pret edhe përkrahjen e PDK-së ne balotazhin në Prishtinë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka deklaruar se LVV-ja nuk ka vija të kuqe me asnjë parti politike sa i përket bashkëpunimit në nivel lokal.

Bajqinovci tha për RTV21 se sidomos në Prishtinë presin përkrahjen nga partitë që nuk kanë arritur të futen në balotazh, përfshirë edhe PDK-në.

Ai shprehet i bindur që me përkrahjen edhe të qytetarëve që kanë votuar partitë e tjera LVV-ja do të triumfojë në kryeqytet.

“Ne në nivelin lokal nuk kemi vija të kuqe për askënd e unë po flas sidomos për në Prishtinë ku jemi në balotazh dhe besoj fuqishëm se do t’i fitojmë zgjedhjet në Prishtinë dhe presim normalisht edhe përkrahjen e pjesës tjetër të qyetarëve që nuk kanë votuar apo kana votuar për parti tjera. ( Me cilat parti dhe në cilat komuna prisni bashkëpunim?) Nuk kam ndonjë evidencë për komuna të tjera por unë flas për Prishtinë ku jam i përfshirë në fushatë unë besoj se partitë e vogla që nuk kanë mbërri të futen në balotazh ta përkrahin LVV-në sepse ka nevojë për ndryshim e dini që kryeqyteti është sot në kolaps total.. dhe unë besoj shumë që ndryshimi po vjen dhe kryetar i kryeqytetit do të jetë Hajrulla Çeku.( Prisni përkrahje dhe nga PDK-ja?) Nga të gjitha partitë që nuk janë futur në balotazh në Prishtinë, nga të gjitha”, tha Bajqinovci për RTV21./ RTV21/21Media

Back to top button