Bajraktari: E kundërligjshme ndarja e 100 eurove për pensionistët dhe fëmijët

Avokati Ardian Bajraktari e ka cilësuar si joligjor vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e 100 eurove për pensionistët dhe studentët meqë sipas tij qeveria në detyrë nuk mund të ndajë mjete financiare të paplanifikuara me ligj.
Sipas tij përveç që i kundërligjshëm një vendim i tillë është marrë vetëm për qëllime elektorale në prag zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
“Këto mjete s’kanë qenë të parapara në ligjet respektive që e bën vendimin për nga përmbajtja ligjore të cenueshëm dhe në kundërshtim me ligjin, për me tepër edhe koha kur është marrë vendimi natyrisht që s’do mend që është për çështje të aspekteve elektorale pavarësisht që për bindjen time kategoritë e tilla kanë nevojë për mbështetje në mënyrë ta vazhdueshme jo vetëm për fundit por mënyra e marrjes së këtij vendimin dhe koha e aq më tepër nga një qeveri e cila sic dihet ka vendime gjyqësore që konsideron se vendimet e tilla janë në shpërputhje me parametrat kushtetues dhe ligjorë natyrisht që nuk do duhej të ndodhte”, tha Bajraktari për RTV21./21Media