Bajraktari: Komuniteti shqiptar kanë pritur shumë nga Presidenti Biden, jemi të zhgënjyer

(Lajm i përditësuar)

Bajraktari: Komuniteti shqiptarë kanë pritur shumë nga Presidenti Biden, jemi të zhgënjyer

Harry Bajraktari afarist shqiptar në SHBA në ”Click” të RTV21 tha se shqiptarët në Amerikë këtë herë janë më të përkushtuar për partinë Republikane, teksa tha se komuniteti shqiptarë është i zhgënjyerë me administratën e Presidentit Biden.

”Komuniteti jonë kanë pritur shumë nga Presidenti Biden, këto 4 vitet e fundit jemi të zhgënjyer se administrata Biden ka bërë shumë pak për shqiptarët në Ballkan nuk ka qenë fortë e organizuar sa i përket Kosovës”, tha Bajraktari.

Bajraktari: Shqiptarët në Amerikë këtë herë janë më të përkushtuar për partinë Republikane

Harry Bajraktari afarist shqiptar në SHBA në ”Click” të RTV21 ka thënë se zgjedhjet e sotme në SHBA janë më të vështira që i ka pasur ndonjëherë.

Ai ndër tjera tha se ”Për Ballkanin është gjëja më kryesore që me qenë një Amerikë e fortë ekonomike, politike e cila mund të bënë diferencën për vendin tonë atje”.

Bajraktari tutje tha se shqiptarët në Amerikë në këto zgjedhje, janë më të përkushtuar për partinë Republikane.

”Shqiptarët këtu janë të ndarë në dy pjesë, por këtë herë janë më të përkushtuar për partinë Republikane se mendojnë që Trumpi mund të forocjë ekonomin, politikën globale dhe ushtërinë”, tha Bajraktari.

Back to top button