Bajraktari: Kushtetuta duhet të respektohet nga të gjitha palët

Sot në ditën kushtetuese të Republikës së Kosovës për RTV21 ka folur avokati Ardian Bajraktari ku ai tha se kushtetuta duhet të respektohet nga të gjitha palët.

’’Kushtetuta është akti më i lartë juridik dhe si i tillë dhe natyrisht që duhet të respektohet nga të gjitha palët bësoj që edhe gjykata kushtetuese përgjatë kësaj periudhe veqmas në katër,pesë vitet e fundit ka qenë jashtëzakonisht aktive në drejtim të interpretimit dhe sqarimit të rrethanave dhe situatave me theks të veçantë natyrës politike’’, tha ai.

Gjithashtu Bajraktari ka folur edhe për qartësimet që ka bërë kushtetuesja dhe a është politike kjo pjesë.

‘’Në radhë të parë vazhdon me qenë situatë politike edhe në këtë drejtim siç e kemi thënë që në krye të herës vullnetin ose mungesën e vullnetit politikë nuk ka asnjë kushtetues dhe as gjykatë kushtetuese që mund ta zavendësojë’’ tha ai ndër të tjera./RTV21/21Media 

Back to top button