Bajraktari: Mungon vullneti politik për të adresuar çështjen financiare në Hagë

Avokati Ardian Bajraktari në “Click” të RTV21 tha se çështja e financimit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale, duhet të bëhet pasi që ka bazë ligjore, dhe se një gjë e tillë është përgjegjësi e institucioneve.

“Ligji që garanton mbrojtje juridike dhe financiare, krahas palës mbrojtëse, përfshin edhe një gjykatë dhe një prokurori. Sipas të dhënave statistikore, afërsisht shpenzohen rreth 50 milionë euro në vit nga opozenca e tyre. Prandaj, duhet të merret parasysh edhe parimi i barazisë së palëve në të gjithë kuptimin e saj. Në këtë drejtim kemi mungesë të vullnetit politik për të adresuar çështjen e financimit,” tha  Bajraktari./RTV21/21Media

Back to top button