Bajraktari: Nëse çështja e zgjedhjes së nënkryetarit serb dërgohet në Kushtetuese do të konstatohen parregullësit

Avokati, Ardian Bajraktari, vlerëson se ka devijim të procesit të zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga kryeparlamentari Basha.
Në një bisedë për RTV21 Bajraktari tha se me kushtetutë dhe me rregullorën e punës së Kuvendit i jepet e drejtë shumicës së deputetëve që përfaqësojnë komunitetin serb që ta propozojnë kandidatin e tyre.
Avokati Bajraktari konsideron po ashtu se kryeparlamentari Basha po bënë gabim në interpetim të akgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese kur po thirret në praktikën që të votohet deri në tri herë kandidati për nënkryetar ashtu siç ishte votuar për kryetarin e Kuvendi.
‘’Tërheqja e paraleles sa i përket mënyrës së votimit deri në tri herë është e paqëndrueshme sepse në akgjykim të Gjykatës Kushtetuese i referohet për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nuk ka dispozitë që e përcakton se e njëjta mund ta zbatohet edhe për pozitën e nënkryetarit. Besoj se kjo çështje do të përfundoj në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo e fundit në bindjen time do ta konstatoj parregullësinë e përzgjedhjes së nënkryetarëve nga komunitetet jo shumicë’’, tha Bajraktari. /RTV21