Bajraktari: Osmani s’duhej ta mandatonte Konjufcën, por të shpallte zgjedhje

Avokati Ardian Bajraktari në ”Click” të RTV21 ka komentuar vendimin e presidentes Vjosa Osmani për t’ia dhënë mandatin e dytë për formimin e Qeverisë Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se presidentja kishte bazë të mjaftueshme ligjore dhe politike për të mos e bërë këtë hap, por për ta çuar vendin në zgjedhje të reja.
“Është detyrim i presidentes të bëjë përpjekje për t’i shmangur zgjedhjet, por po ashtu është edhe detyrim i saj të bëjë që institucionet të funksionojnë. Presidentja ka pasur argumente të mjaftueshme për të mos e ndërmarrë këtë hap dhe për të ecur drejt procesit të zgjedhjeve,” tha Bajraktari./RTV21/21Media